THËRRAS GJËRAT E HARRUARA
BücherAngebote / Angebote:
Duke qenë në sfidë me botën e të panjohurave,
poeti lëviz, duke i paraprirë në këtë vektor metafizik
instinkti i fjalës. Dhe fjala është e vetmja dritë, që e
orienton pagabueshëm. Jeton Kelmendi bën një pohim
poetik shastisës kur thotë "Kaq e ëndërrt është jeta/ po
sa i trishtë rrëfimi". E pikërisht rrëfimi si aventurë e
trishtë është pamundësia mitike e Orfeut që zbret në had
(natë) për të nxjerrë në dritë krijesën më të shtrenjtë
(Euridikën), që jo rastësisht ia ka përpirë nata. Dihet, në
këtë ndërrmarrje të pasuksesshme të këngëtarit
mitologjik, krijesat e çmuara nuk dalin në dritë për
këngë, po për vaj.
Prof. Dr. Agron Tufa
Folgt in ca. 10 Arbeitstagen